LAJMI I FUNDIT:

Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash

Misteret e shtëpisë së familjes Begeja: Shtëpia e luleve që u shndërrua në vend torturash

Xhim Begeja, rrëfen misteret e shtëpisë familjare që u shndërrua në hetuesi e pastaj në shtëpi policësh.

Shtëpia dykatëshe e familjes Begeja, e ndërtuar në vitin 1928 me arkitekturë italiane e ambiente të bollshme, njihej në Tiranë si shtëpia e luleve. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, familja u nxor jashtë dhe godina u kthye në shtëpi torturash.


Xhimi Begeja, pinjoll i familjes thotë se dhomat që dy vëllezërit Begeja i patën ndërtuar për fëmijët, u kthyen në zyra për hetuesit, ndërsa bodrumet e ndërtuara për gatim e magazinim ushqimesh, u kthyen në qeli torture për marrjen në pyetje të atyre që sistemi i deklaronte armiq. Nga ky fat, nuk shpëtoi as vajza e familjes, 13 vjeçe.

Vitet e funksionimit si hetuesi (1945-1950), e të tjerat si shtëpi policësh, e kanë damkosur vilën e verdhë, aq sa për familjen ajo ngjall ende trishtim, e deri refuzim. /Abc News/