LAJMI I FUNDIT:

“Miss Rusia 2018” pozon në të brendshme për Fadil Berishën

“Miss Rusia 2018” pozon në të brendshme për Fadil Berishën

Yulia Polyachikhina është modele ruse dhe në vitin e kaluar e ka fituar titullin e “Miss Russia 2018”.

Kjo ka bërë që të përfaqësoj shtetin rus në konkursin e “Miss Universe 2018”, por që nuk arriti ndonjë sukses të theksuara.


Por, së fundi bukuroshja ruse zgjodhi që të pozoj për fotografin shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Fadil Berishës.

Modelja 19-vjeçare shihet e veshur vetëm në bikini dhe reçipeta të zeza duke i theksuar linjat seksi trupore.

Theksojmë se para aparatit fotografik të 46-vjeçarit kanë pozuar edhe shumë modele dhe personalitete të fuqishme botërore.

Ndryshe, Polyachikhina studion gazetarinë në Universitetin Shtetëror të Çuvashit. Ajo ka punuar si modele profesionale në Paris dhe Osaka. /Telegrafi/