LAJMI I FUNDIT:

Miriam Cani 18-vjeçare duket si tjetër njeri

Miriam Cani 18-vjeçare duket si tjetër njeri

Ditë më parë këngëtarja zbuloi se është duke pritur të bëhet nënë për herë të dytë.

Bëhet fjalë për Miriam Canin, e cila është prindër i një vajze të pagëzuar me emrin Ameli gjersa është e martuar me këngëtarin Alban Skenderajn.


Biondina ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket shtatzënisë së dytë duke mos publikuar ndonjë imazh me barkun e rrumbullakosur.

Madje, artistja nuk ka zbuluar ndonjë detaje prej kësaj periudhe gjersa ka heshtur edhe sa i përket se nëse do të lind djalë apo vajzë.

Megjithatë, në mungesë të fotove aktuale, këngëtarja ka publikuar një foto të viteve më parë ku shfaqet me balluke dhe flokë të errët.

“18 vjeçe, koha fluturon”, ka shkruar bukuroshja krahas një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/