LAJMI I FUNDIT:

Mirabelli: Messi më shumë sesa një ëndërr për Interin

Mirabelli: Messi më shumë sesa një ëndërr për Interin

Ish-drejtori i Interit, Massimiliano Mirabelli ka thënë se Lionel Messi është më shumë sesa një ëndërr për pronarët Suning, të cilët kanë vite që punojnë për këtë.

Me Barcelonën e poshtëruar 8-2 nga Bayern Munichu në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe klubit në prag të një revolucioni, raportet po rriten në Spanjë, Itali dhe Argjentinë që Messi mund të largohet nga Camp Nou.

Manchester City dhe Interi duket se janë kandidatët e vetëm të vërtetë dhe ky nuk është interes bosh nga Nerazzurrët.

Nga Spanja, Interi dhe Man City alternativat e vetme të vërteta për transferimin e Messit
Lexo po ashtu Nga Spanja, Interi dhe Man City alternativat e vetme të vërteta për transferimin e Messit

“Kur isha në Inter, Presidenti Zhang fliste për tregun e transferimeve dhe thoshte: ‘Unë dua Messin’, por ne duhej t’ia shpjegonim që nuk ishte e mundur për shkak të Fair Play Financiarit”, ka thënë fillimisht Mirabelli për Radio Sportiva.

Messi nuk të largohet nga Barcelona

“Unë mund t’ju siguroj se Messi është më shumë sesa një ëndërr për Interin. Tani ai ka mbetur me vetëm një vit në kontratën e tij dhe Barça nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë atë verën e ardhshme falas”.

“Ka vendime të rëndësishme që duhet të merren në Spanjë, por ato nuk do të duan të mbesin me duar të zbrazëta. Kushdo që dëshiron të shfrytëzojë më shumë situatën, duhet të shkojë përpara”, përfundoi drejtuesi italian.

Tetë klubet që Lionel Messi mund t’iu bashkohet nëse ai vendos të largohet nga Barcelona
Lexo po ashtu Tetë klubet që Lionel Messi mund t’iu bashkohet nëse ai vendos të largohet nga Barcelona

La Gazzetta dello Sport ka përshkruar pse është plotësisht e mundur që Interi ta marr Messin, veçanërisht nëse arrin një transferim falas, pasi pronarët e Suning dhe familja Zhang mund të përdorin marrëveshje sponsorizimi për të paguar një pagë masive.

Një stacion televiziv në Kinë në pronësi të Suning përdori gjithashtu hijen e Messit në katedralen Duomo të Milanos si pjesë e një reklame për një ndeshje të ardhshme të Interit në Serie A.

Ndërkohë, Interi nuk është më nën kufizime të rrepta të FFP-së, pas disa viteve të balancimit të librave financiar. /Telegrafi/