LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Turizmit konfirmon mbajtjen e UNUM Festival 2021

Ministria e Turizmit konfirmon mbajtjen e UNUM Festival 2021

Lajmi i kryeministrit shqiptar Edi Rama se brenda 24 orëve nuk ka pasur asnjë të shtruar në spitale nga COVID 19 shënon edhe zyrtarizimin e mbajtjes së edicionit të dytë të UNUM Festival.

Në ambientet e hotelit Princ Adriatik te Rëra e Hedhur në Shëngjin sot është mbajtur konferenca zyrtare e festivalit.


Nga data 3 deri më 7 qershor në plazhin e Rëra e Hedhur në Shëngjin, UNUM Festival pritet të sjell turistë nga mbarë bota.

Ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi konfirmoi se mbajtja e festivalit do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ne dhe kryeministri e kemi thënë se duam të jemi kampion të turizmit në Ballkan dhe për të qenë kampion duhet të kemi gjithsesi aktivitete si UNUM-i, i cili vjen kësaj radhe me DOKUFEST-in”, ka thënë ai.

Organizatorët e festivalit kanë konfirmuar se deri më tani janë shitur deri në 80 për qind të biletave.

Zëdhënësi i festivalit, Ardin Badiviku ka treguar se testet e shpejta do të bëhen për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë një test valid brenda 72 orëve.

Fal mbështetjes së ONE Telecom, kompania e telekomunikimit në Shqipëri , UNUM Festival do të mbahet në bregdetin e Shëngjinit nga data 3-7 Qershor.

I pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, shprehi mbështetjen e plotë për organizatorët e festivalit duke e vlerësuar UNUM-in si një ndër ngjarjet më të rëndësishme për turizmin shqiptar.

Gjatë 5 ditëve të festivalit tanimë janë të konfirmuar mbi 75 artistë ndërkombëtar e rajonal, ndër DJ-të më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë.

Konferencës i parapriu edhe pastrimit i plazhit të Shëngjinit.

Për informata shtesë mund të vizitioni faqen e UNUM Festival.

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori