LAJMI I FUNDIT:

Ministri pret drejtuesit e FFK-së dhe të tifozëve “Dardanët” (Foto)

Ministri pret drejtuesit e FFK-së dhe të tifozëve “Dardanët” (Foto)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, të kryesuar nga Fadil Vokrri, si dhe drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.

Në takim u diskutua rreth përgatitjeve për organizimin e ndeshjes në futboll, që do të zhvillojë Kosova kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’.


min2

Ministri Shala inkurajoi FFK-në dhe grupin e tifozëve “Dardanët” për një organizim sa më të mirë të kësaj ngjarjeje në futboll, pasi që është ndeshja e parë historike që Kosova e luan si nikoqir në një garë zyrtare siç janë kualifikimet për botëror.

Shala u shpreh se ministria do të përkrahë në format që është e nevojshme këtë ngjarje të shumëpritur. Siç është mbështetur në të kaluarën në vazhdimësi, FFK-ja dhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kjo gjë nuk do të mungojë as në të ardhmen – ka thënë ministri.

min3

Ndërsa, kryetari Vokrri shprehu falënderimin ndaj Ministrit Shala, për përkushtimin dhe punën që po bën në përkrahje të futbollit në Kosovë. Ai tha se presim që organizimi i ndeshjes kundër Kroacisë do të jetë në nivelin më të larët të mundshëm dhe do të jetë një ngjarje e paharruar për futbolldashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës. Do të dëshmojmë se dimë të organizojmë dhe se e kemi merituar pjesëmarrjen dhe garimin në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” e informuan ministrin Shala me përgatitjet që janë duke bërë për ndeshjen kundër Kroacisë, dhe premtuan se do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe do të shfaqin përkrahjen e pakursyer për Kombëtaren e Kosovës në futboll. /Telegrafi/

min4

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori