Ministri i drejtësisë së Gjermanisë me mesazh përkrahës për BVB-në, ndërsa gazeta ‘Die Wel’ tregon një fakt interesant rreth sigurisë që është ndërtuar autobusi


Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos në Ligën e Kampionëve është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur tri shpërthime.
Nga shpërthimet është lënduar Marc Bartra, spanjolli është dërguar në spital, kurse lojtarët tjerë kanë shpëtuar lehtë.
Gazeta gjermane ‘Die Wel’ raporton se autobusi i Dortmundit është i pajisur me xhama të veçantë të cilët janë shumë të fortë dhe kjo ka penguar që shpërthimi mos të shkaktojë lëndime serioze te lojtarët.
Ndërkohë, ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Mass, ka falënderuar BVB-në për mënyrën se si e kanë trajtuar situatën deri më tani duke shtuar:
“Ju kurrë nuk do të ecni vetë”, fjalë nga himni i tifozëve të Dortmundit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































