LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku pret në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani

Ministri Çeku pret në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani
Foto: Facebook

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ditën e sotme (e mërkurë) ka mirëpritur në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani.

Kjo pasi filmi i tyre “Pa vend” është përzgjedhur si pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Kanës.


Filmi i parë nga Kosova, i zgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtër, do të garojë për ‘Palmën e Artë’.

Ky është postimi i plotë i publikuar në faqen e MKRS-së në Facebook (pa ndërhyrje):

“Pa Vend” – filmi i parë kosovar pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Kanës

Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot patëm kënaqësinë të presim regjisorin e këtij filmi, z. Samir Karahoda, dhe producentin, z. Eroll Bilibani.

Ata u takuan me Ministrin, z. Hajrulla Çeku ndërsa u diskutua për fushën e kinematografisë, sukseset e filmave shqiptar dhe natyrisht nominimin e tyre të fundit për të cilin i uruam suksese të mëtutjeshme.

‘Pa Vend’ sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme”. /Telegrafi/

Foto: Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori