LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Shkodra argëtohet në motin me borë (Video)

Mimoza Shkodra argëtohet në motin me borë (Video)
(Foto: Instagrama/MimozaShkodra)

Mimoza Shkodra e ka shfrytëzuar motin me borë për të përjetuar sërish momentet argëtimit duke rrëshqitur.

Ditë më parë, këngëtarja e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet e hipur mbi sajë.


Në videon e publikuar në Instagram, ajo duket se po argëtohet shumë, ndërkohë që tërhiqet nga një fëmijë.

Juhuuuuuu

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on Dec 10, 2017 at 6:23am PST

Ndryshe, Mimoza është duke e shijuar lidhjen e dashurisë me këngëtarin Seldi Qalliu.

Çifti i njohur i skenës shqiptare, fillimisht e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, mirëpo nga momenti që u bë publike, ata e bënë hapin e rëndësishëm duke u fejuar.

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on Dec 10, 2017 at 6:18am PST

Gjatë një ceremonie para më shumë se një muaj, Mimoza dhe Seldi i shkëmbyen unazat, ndërsa në të ardhmen pritet edhe një martesë mes tyre.

Mimoza Shkodra dhe Seldi publikojnë duetin “Dashni” (Video)
Lexo po ashtu Mimoza Shkodra dhe Seldi publikojnë duetin “Dashni” (Video)

Ndërkaq, ata e realizuan edhe një duet bashkë. Kënga titullohet “Dashni” dhe është pëlqyer shumë.

❤️

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on Nov 11, 2017 at 8:20am PST

Videoklipi i kësaj kënge u publikua më 5 nëntor dhe tash numëron afro 8.5 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/