Milani tregon fytyrën e vërtetë

Milani kishte start të përkryer në këtë takim dhe shumë shpejt u relaksua në këtë takim edhe pse vërtet kështu nuk ndodhi.
Emmanuelson kaloi pas 13 minutazh në epërsi klubin e tij, para se marokeni i jashtëzakonshëm Stephan El Shaarawy (16’) të dyfishonte epërsinë.
Në vazhdim pasoi një shfaqje e Hulk, i cili bëri të pamundurën për të kthyer në lojë ekipin e tij dhe ai e bëri këtë në fund të pjesës së parë kur realizoi me asistimin e Shirokov për 2-1 (45’+1).
Në pjesën e dytë shkëlqyen vendasit, të cilët barazuan rezultatin me të fililuar (49’) me anë të Shirokov, i cili u asistua nga Hulk i jashtëzakonshëm në këtë takim.
Në vazhdim Milani inkuadron Pazzinin dhe Nocerinon që pasoi me disa aksione të rrezikshme, nga të cilët Hubocan me një autogol realizoi për 3-2 dhe fitoren e Milanit.
Milani pas dy ndeshjeve është lider në Grupin C me katër pikë, ndërsa Zeniti nuk ka pikë. Malaga i shkon Anderlechtit në Belgjikë dhe në rast të fitores spanjollët marrin kryesimin në grup./Telegrafi/




















































