LAJMI I FUNDIT:

Milani planifikon ‘transferimin e ëndrrave’ – Icardi në fanellën kuqezi

Milani planifikon ‘transferimin e ëndrrave’ – Icardi në fanellën kuqezi

Milani është duke planifikuar që të transferojë Mauro Icardin nga rivali i tyre i përbetuar Interi.

Corriere dello Sport raporton se sulmuesi argjentinas e do kalimin te Juventusi, mirëpo Nerazzurët e refuzojnë shitjen e tij në Torino.


Icardi është aktualisht në huazim te Paris Saint-Germain, aty ku ka shënuar 20 gola, derisa francezët kanë opsionin për ta blerë atë për 70 milionë euro.

Por, në këto ditë është raportuar se ai nuk e ka në plan që të qëndrojë në Francë dhe dëshiron të rikthehet në Itali.

26-vjeçari tani është edhe në radarin e Rossonerëve që ëndërrojnë në transferimin e tij.

PSG heq dorë nga transferimi i Icardit
Lexo po ashtu PSG heq dorë nga transferimi i Icardit

Zlatan Ibrahimovic pritet të larohet nga futbolli në këtë verë dhe Milani e sheh Icardin si zëvendësuesin ideal për suedezin.

Madje në mediat italiane raportohet se Lucaino Spalletti do të merr drejtimin e skuadrës italiane dhe Icardi është dëshira e tij e parë. /Telegrafi/