LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk do ta shesë Calhanoglun në janar

Milani nuk do ta shesë Calhanoglun në janar

Milani nuk është i gatshëm të shesë mesfushorin Hakan Calhanoglu në janar, edhe nëse ai nuk do të rinovojë kontratën e tij në San Siro.

Përfaqësuesi i Turqisë e ka vendosur veten si një lojtar kryesor nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli dhe mesfushori ka qenë i lidhur me një largim nga klubi.


Kontrata e tij skadon në qershor 2021 dhe ai ende nuk ka arritur një marrëveshje me Rossonerët, që do të thotë se ai mund të diskutojë me klube të tjera nga janari.

Fotografia e Calhanoglut me Demiralin në Torino, nxit spekulime se ai dëshiron t’i bashkohet Juves
Lexo po ashtu Fotografia e Calhanoglut me Demiralin në Torino, nxit spekulime se ai dëshiron t’i bashkohet Juves

Por, mediat italiane raportojnë se klubi nga San Siro nuk dëshiron të privohen nga shërbimet e Calhanoglut.

Sipas Gazetta dello Sport, Milani është i gatshëm ta mbajë atë në klub deri në verë dhe nuk është i interesuar të pranojë oferta gjatë dimrit.

Man Utd në ofensivë të plotë për të nënshkruar me Calhanoglun
Lexo po ashtu Man Utd në ofensivë të plotë për të nënshkruar me Calhanoglun

Edhe nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re me Milanin, Calhanoglu duket se do të përfundojë sezonin 2020-21 me klubin kuqezi.

Ndryshe, lojtari turk pëlqehet shumë nga rivalët e Interit dhe Juventusit, ndërsa shërbimet e tij i duan edhe Atletico Madridi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori