LAJMI I FUNDIT:

Milani i kërkon vetëm tri pikë ndaj SPAL-it, formacionet zyrtare

Milani i kërkon vetëm tri pikë ndaj SPAL-it, formacionet zyrtare

SPAL-i dhe Milani do të përballen në kuadër të xhiros së fundit (38) të sezonit 2018/19 në Serie A.

Rossonerët nuk kanë arritur ende që ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, andaj sonte do t’i kërkojnë vetëm tri pikë.


Në përballje me SPAL-in, Milani do t’i ketë disa mungesa, si Giacomo Bonaventura, Davide Calabria dhe Mattia Caldara që janë të lënduar, ndërsa Lucas Paqueta nuk do të luajë shkaku i kartonit të kuq.

Milani aktualisht gjendet në vendin e pestë me 65 pikë, një më pak se Atalanta dhe Interi që janë në vendin e tretë, respektivisht në të katërtin.

SPAL-i tashmë e ka siguruar mbijetesën në Serie A, andaj me shumë gjasë nuk do t’u bëjë problem Rossonerëve në ndeshjen që fillon nga ora 20:30 në stadiumin ‘Paolo Mazza’.

Formacioni startues i SPAL: Viviano; Cionek, Vicari, Bonifazi; Lazzari, Valoti, Murgia, Kurtic, Fares; Petagna, Antenucci.

Formacioni startues i Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

/Telegrafi/