LAJMI I FUNDIT:

Milani me katër opsione për mesfushën

Milani me katër opsione për mesfushën

Milani po kërkon emra për tu përforcuar në repartin e mesfushës gjatë verës.

Klubi italian po përjeton një sezon me luhatje të mëdha në Serie A, dhe drejtuesit e klubit janë duke bërë planin për transferimin e një mesfushori të qendrës.


Napoli refuzoi 35 milionë euro nga Milani për Insignen
Lexo po ashtu Napoli refuzoi 35 milionë euro nga Milani për Insignen

Sipas gazetës italiane, Corriere dello Sport, drejtuesit Rossonerë kanë shënjestruar tri opsione nga Bunseliga dhe një nga Liga Premier.

Milan po sheh si përforcim ideal njërin nga dyshja e Borussia Monchengladbachit, Christoph Cramer dhe Mahmoud Dahoud apo Luis Gustavon e Wolfsburgut.

Dahoud-Kramer, dyshja e mesfushës së skuadrës gjermane!

Ndërsa, qershia mbi tortë do të ishte transferimi i spanjollit të Chelseat, Cesc Fabregas, por afrimi i tij do t’i kushtonte shumë arkës së klubit kuqezi. /Telegrafi/

Mesfushori i Wolfsburgut, Luis Gustavo