Pas qëndrimit prej 260 ditësh jashtë fushe, Zlatan Ibrahimovic po e sheh dritën në fund të tunelit dhe mund të jetë vetëm disa ditë larg rikthimit për Milanin.

41-vjeçari kishte luajtur me dhimbje të gjurit në fazat e fundit të sezonit të kaluar që t’u ndihmonte Rossonerëve ta fitonin titullin e Serie A pas më shumë se një dekade.

Vera e ardhshme pritet të shënojë fundin e karrierës së Ibrahimovic Vera e ardhshme pritet të shënojë fundin e karrierës së Ibrahimovic

Menjëherë pas shpalljes kampion, sulmuesi veteran iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në gju për ta zgjidhur problemin, kështu që nuk ka mundur të luajë për më shumë se gjysmë viti.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Calciomercato.com njofton se Ibrahimovic e ka kompletuar gjithë stërvitjen e sotme (e martë) me bashkëlojtarët e tij duke treguar shenja pozitive në Milanello.

Ibrahimovic: E çova futbollin francez në një nivel botëror Ibrahimovic: E çova futbollin francez në një nivel botëror
Reklama

Ai është duke u angazhuar që të kthehet në formë fizike që të mund të luajë, ashtu që mund të ftohet nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e të premtes ndaj Torinos.

Reklama

Kthimi i Zlatanit do t’i shërbente Milanit për ta kthyer motivimin dhe vetëbesimin, duke qenë se kanë regjistruar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. /Telegrafi/