LAJMI I FUNDIT:

Milani arrin marrëveshje me Brescian për rikthimin e Tonalit në San Siro

Milani arrin marrëveshje me Brescian për rikthimin e Tonalit në San Siro

Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me Brescian mbi një transferim të përhershëm për Sandro Tonalit.

Mesfushori i Italisë kaloi sezonin e kaluar në huazim te Rossonerët, i cili kishte një mundësi për të blerë të riun nga skuadra e Massimo Cellino.


Milani kërkoi një zbritje në çmimin e rënë dakord për 21-vjeçarin, i cili rinovoi deri në qershor të vitit 2022 me Rondinelle, para se të transferohej në San Siro.

Sky Sport Italia raporton se të dy palët tani kanë arritur një marrëveshje dhe Tonali është afër përfundimit të një kalimi të përhershëm në Milanello, pas negociatave të gjata me Brescian.

Drejtuesit e Rossonerëve përfundimisht arritën të rregullojnë të gjitha detajet e nevojshme dhe mesfushori pritet të kalojë këtë të enjte.

Milan, i cili pagoi për marrëveshjen një vjeçare të huazimit, do të nënshkruajë lojtarin për një shumë të raportuar prej gjashtë milionë euro, me tre milionë në bonuse të mundshme që do t’i detyroheshin Brescias nën kushte të caktuara.

Giacomo Olzer nga ekipi i të rinjve të Rossonerëve është përfshirë gjithashtu në marrëveshje dhe do të transferohet në Brescia. /Telegrafi/