LAJMI I FUNDIT:

Milani afër transferimit të Matias Zaracho

Milani afër transferimit të Matias Zaracho

Milani duket se nuk e ka përfunduar ende afatin kalimtar, pasi është shumë afër ta afrojë dhe një mesfushor.

Skuadra italiane është afër ta transferojë mesfushorin e Racing Club, Matias Zaracho, bën të ditur Calciomercato.


Rossonerët po e shesin Andre Silvan te Monacon, derisa paratë që do t’i përfitojnë, po i investojnë në mesfushorin 21-vjeçar.

Matias Zaracho (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Milani po refuzon që t’i paguajë 25 milionë euro për Zarachon, aq edhe sa është klauzola e tij, e që po tentojnë ta ulin atë.

Arrihet marrëveshja, Andre Silva afër zyrtarizimit te Monaco
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Andre Silva afër zyrtarizimit te Monaco

Sipas mediumit italian, Rossonerët dëshirojnë t’i paguajnë vetëm 18 milionë euro, mirëpo Racing Club i kërkon 25 milionë.

Mesfushori argjentinas pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Milanin, e që marrëveshja mund të mbyllet në javën e ardhshme. /Telegrafi/