LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja, Andre Silva afër zyrtarizimit te Monaco

Arrihet marrëveshja, Andre Silva afër zyrtarizimit te Monaco

Monaco janë në prag të nënshkrimit me sulmuesin e Milanit, Andre Silva, i cili do të krijojë fonde për Rossonerët për të sjellë Angel Correa nga Atletico Madridi.

Sipas mediumeve italiane Sky Sport Italia dhe Sport Mediaset, Silva ka rënë dakord me Monacon dhe Milani pritet të fitojë 30 milionë euro plus bonuset.


Milan News gjithashtu konfirmon se portugezi ka braktisur kampin stërvitor të klubit në Boston përpara përfundimit të transferimit të tij në Principatë.

Milani mendon shitjen e Silvas dhe Cutrones për blerjen e Correas
Lexo po ashtu Milani mendon shitjen e Silvas dhe Cutrones për blerjen e Correas

Kjo do t’i mundësojë Rossonerëve që të mbyllin një marrëveshje për Correan, me dy mediumet që presin lëvizjen e italianëve së shpejti, edhe nëse Atletico vazhdon të kërkojë 50 milionë euro për 24-vjeçarin.

Andre Silva ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Milani (Foto: Getty Images/Guliver)

Silva dukej të kishte një të ardhme në San Siro, pasi u kthye nga huazimi te Sevilla dhe u ri-integrua nga trajneri  i ri Marco Giampaolo.

Megjithatë, Milani tani duket më i bindur për të mbajtur Patrick Cutronen, pasi ai refuzoi një kalim te Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori