LAJMI I FUNDIT:

Milan mendon për Wilshere

Milan mendon për Wilshere

Jack Wilshere është rikthyer në Arsenal pas huazimit një vjeçar tek skuadra angleze Bournemouth.

Por e ardhmja e reprezentuesit të Anglisë ende është e paqartë pasi mund të largohet nga londinezët.


Është gjiganti italian, Milan që ka kthyer interesimin për transferimin e Wilshere.

Vincenzo Montella e pëlqen mjaftë shumë lojën e anglezit dhe ka kërkuar nga Fassone transferimin e tij.

Sipas medieve italiane, Milan po mendon të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e Wilshere.

Për mesfushorin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra angleze si Newcastle United, West Ham dhe Burnley. /Telegrafi/