Milan - Fiorentina, formacionet zyrtare të përballjes interesante në Serie A

Milani dhe Fiorentina i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin ‘San Siro’ e që do të jetë një takim për t’u mos u humbur.
Në këtë ndeshje, Rossonerët nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Mattia Caldaras që është i lënduar dhe Pepe Reina që është i ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Në anën tjetër, mysafirët do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion, derisa dy skuadrat do t’i kërkojnë vetëm tri pikë.
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Piatek, Leao.
Formacioni startues i Fiorentinës: Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Pulgar, Badelj, Castrovilli, Dalbert; Ribery, Chiesa. /Telegrafi/




















































