LAJMI I FUNDIT:

Milan – Benevento, formacionet zyrtare

Milan – Benevento, formacionet zyrtare
Milan - Benevento (Getty Images)

Milani dhe Benevento kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Beneventos në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të kampionatit italian.


Skuadra e Gennaro Gatussos vjen në këtë ndeshje pas një humbje dhe katër barazime radhazi dhe dëshiron t’i kthehet sa më parë fitoreve.

Në anën tjetër, Benevento edhe pse në vendin e fundit të tabelës, ka treguar ndeshje të mira në kohët e fundit dhe dëshiron t’i bëjë probleme edhe Milanit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

MilanDonnarumma; Calabria, Bonucci, Zapata, Rodriguez; Borini, Kessie, Biglia, Bonaventura; Andre Silva, Cutrone

Benevento:  Puggioni; Sagna, Gjimshiti, Tosca, Letizia; Cataldi, Sandro, Djuricic; Viola; Brignola, Iemmello

/Telegrafi/