LAJMI I FUNDIT:

Microsoft u kërkon falje 17.000 përdoruesve

Microsoft u kërkon falje 17.000 përdoruesve

Zyrtarët e kompanisë Microsoft kanë kërkuar falje, por nuk kanë sqaruar pse përmbajtjet e pothuajse 20.000 llogarive në Hotmail ishin shlyer përkohësisht gjatë festave të fundvitit.

Problemet janë paraqitur më 30 dhjetor kur e-mailat e ruajtur në 17.355 llogari janë zhdukur tërësisht. Të hënën është raportuar se kompania ka zbuluar problemin teknik dhe ka kthyer e-mailat e llogarive të prekura të cilat janë zhdukur të dielën në mbrëmje.

“Përdoruesit përkohësisht kanë humbur përmbajtjet nga kutitë e tyre të e-mailave për shkak të ngarkesës së serverëve. Po hulumtojmë shkakun e këtij rasti për të parandaluar diçka të ngjashme në të ardhmen. Na vjen keq për shkak të pakënaqësive që u kemi shkaktuar përdoruesve, klientëve dhe partnerëve tonë”, ka shkruar Chris Jones, zëvendëspresident i Windows Live Engineering në blogun e kompanisë. /Telegrafi/