LAJMI I FUNDIT:

MF-Maqedoni: Metodologji e re për përllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze

MF-Maqedoni: Metodologji e re për përllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së lrimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me standardet e reja të BE-së, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Nga atje sqarojnë se metodologjia e re, e cila bazohet në matjen e emetimit të gazrave të shkarkimit CO2 në mjedisin jetësor, përfaqëson procedurën e harmonizuar globale për testimin e nivelit të emetimit të dioksidit të karbonit nga automjetet, e cila është në zbatim të detyrueshëm në BE për të gjitha automjetet e sapoprodhuara nga viti 2022 dhe e njëjta mundëson lidhje të drejtpërdrejt midis tatimit të automjeteve dhe eksternaliteteve negative të shkaktuara nga emetimet e CO2 të automjeteve.


Me përshkrimin e kësaj metodologjie, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësohet që automjetet e reja të tatimohen në mënyrë adekuate, sipas vlerave të emetimit mesatar të CO2 të shprehura në certifikatën e konformitetit për miratimin e automjetit nga BE-ja (Certifikata e konformitetit-COC ) sipas metodës WLTP, njofton Ministria e këtij dikasteri.

Siç saktësojnë, me zbatimin e koeficientëve të përcaktuar për përllogaritjen e komponentit specifik për CO2 të tatimit mbi automjetet, mundësohet tatimimi i përforcuar përmes tatimit mbi automjetet për ndotësit e mëdhenj, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e automjeteve luksoze të udhëtarëve ose automjeteve shumë të vjetra që janë më pak ekologjike në aspektin e ndotjes së mjedisit. Qëllimi është të inkurajohen qytetarët dhe kompanitë që të investojnë në blerejen e automjeteve që plotësojnë standardet më të larta ekologjike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për blerjen e automjeteve të reja apo tashmë të përdorura, me ç’rast në këtë mënyrë do të kontribuohet në dekarbonizimin e transportit në vend dhe në uljen e ndotjes së ajrit.

“Sipas të dhënave të cilat i disponon Drejtoria Doganore për importin e automjeteve të udhëtarëve në vend, Rregullorja e re nuk do të ketë ndikim financiar negativ te blerësit e veturave të reja, përveç veturave që bien në kategorinë e veturave luksoze etj., automjetet premium. Përkundrazi, pritet që Rregullorja e re të kryej presion në rënie ndaj çmimit të shitjeve të veturave të reja të kategorive të ulëta ose të mesme. Sa i përket automjeteve të përdorura të udhëtarëve, mund të ketë ndikime fiskale negative edhe te automjetet e kategorive luksoze, si dhe te automjetet shumë të vjetra. Në të dyja rastet – gjatë blerjes së automjeteve të reja ose të përdorura, Rregullorja do të zbatohet ndaj vlerës së tatimit të automjeteve për automjetet që i përkasin grupit të ndotësve më të mëdhenj, të emetimit të lartë të gazrave të shkarkimit CO2 që importohen në vend në numër më të vogla”, qëndron në kumtesë.