LAJMI I FUNDIT:

Meta: Shkoj në SPAK kurdo që të më thërrasin, asnjë shqetësim nga Drejtësia

Meta: Shkoj në SPAK kurdo që të më thërrasin, asnjë shqetësim nga Drejtësia

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediet, të martën, theksoi se është në një linjë me faktorin opozitar për rikthimin e të drejtave kushtetuese që i takojnë opozitës në parlament.

Po ashtu, në deklaratën e tij, Meta tha se bashkëpunimin me kreun e grupit të Rithemelimit do ta vazhdojë dhe nuk ka përçarje.


“Jemi në një linjë për rikthimin e të drejtave kushtetuese në Kuvend. Ne jemi në një linjë me PD, me çdo faktor opozitar në vend, që është për rikthimin e vendit në shinat kushtetuese, për rikthimin e shtetit në demokraci, që nuk mund të ndodhë pa vetë rolin që duhet të marrë opozita”, tha ai.

“Berisha ka stilin e tij, natyrën e tij dhe gjithçka duhet parë në kontekstin e asaj që ka thënë. Më duket se ka qenë një rast për një organizatë kriminale që ka cenuar zgjedhjet, rendin dhe shumë gjëra të tjera në Shkodër. Nuk kam dëshirë të mbaj qëndrim në bllok”, tha Meta, duke sqaruar se mosprania e tij në media lidhej me një problem shëndetësor të tejkaluar tashmë.

I pyetur nëse ka besim te Prokuroria e Posaçme SPAK, Meta tha se Prokuroria antikorrupsion duhet të hetojë dosjen e inceneratorëve deri në fund.

“Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj ose nuk e dëshiroj. Sepse do të më vinte keq nëse ose ka ndonjë problem dikur të gjithë të jenë ushtarë ti tij, Por s’duhet të demotivojmë ata që duan të bëjnë punën e të zbatojnë ligjin, ata që duan të respektojnë Kushtetutën, që përplasen dhe rrezikojnë me krimin e organizuar”, tha Meta.

“Prokurorët kanë problemet e tyre, kanë familje, bashkëshortë, të afërm. Secili nga ata kishte patronazhistin e vet, qoftë gjyqtar apo prokuror, për të parë pikat e dobëta të secilit dhe pastaj për të përdorur gjithë sistemin ekzekutiv për t’i mbajtur nën presion dhe për t’i marrë peng, apo për t’i përpunuar”, u shpreh ai.

I pyetur se a ka një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA dhe për CEZ-DIA, Ilir Meta është shprehur se këto janë tema banale.

“Këto janë lajme tërësisht banale sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm fakti që Ilir Meta të shkojë tek SPAK sepse ka qenë gjithmonë dhe ky është një dallim i plotë i Metës. Kam qenë në SPAK si kallëzues me letra, dokumente, kurrë nuk jam thirrur si kallëzues, ai ka qenë interesi i tyre. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe do të shkoj kurdo që të më thërrasin sepse nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Ilir Meta “fap e fap”, çështje të tilla nuk ekzistojnë. Kam treguar se kush e respekton ligjin dhe kush e shkel atë”, tha Meta.

Ish-Presidenti më tej shtoi se Drejtësia e re është produkt i Ramaformës.

“Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota. A e harruat gjyqtaren që u betua tek Lana? Gjykata Kushtetuese u kërkon qeverisë dhe jo Parlamentit kur ka ndonjë kërkesë sepse ka lidhje direkte me qeverinë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë. Unë nuk dua të mbaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK-ut sepse ne dimë që reforma u bë që t’i jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre që ata të ndikoheshin sa më pak nga drejtuesit e këtij sistemi”, nënvizoi Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori