Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta tha se marrëdhëniet midis RMV-së dhe vendit të tij janë të mira dhe stabile si kuptim ekonomik ashtu edhe në atë tregtar.

“Shpresoj se do të përfundojë ndërtimi u autostradës ‘Rruga e Arbërit’ që është një mundësi e shkëlqyer për ekonominë e Dibrës, por edhe për gjithë rajonin. Kjo do të thotë vende të reja të punës dhe mbajtjen e rinisë në vend”, tha Meta.

Ai u përgjigj në pyetjen rreth procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke vlerësuar se “Maqedonia është në rrugë të sigurt, ndërsa Shqipëria duhet të bëj ende”.

“Maqedonia është në rrugë të sigurt. Shpresoj se do të tejkalohen kontestet me Bullgarinë”, tha Meta.

Ndryshe, ‘Rruga e Arbërit’ do ta shkurtojë largësinë e Dibrës me Tiranën./Telegrafi/