LAJMI I FUNDIT:

Messi vazhdon kontratën me Adidasin

Messi vazhdon kontratën me Adidasin

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka vazhduar marrëveshjen me sponsorin e veshjeve sportive Adidas.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti me një status në “Facebook”.


Nuk është kontrata që donin tifozët e Barcelonës, ajo e shumëpritur e rinovimit me klubin blaugrana, por pesë herë fituesi i Topit të Artë pohon: “Jam i lumtur që do të vazhdojë të punojë me Adidasin edhe për shumë vite të tjerë pas këtij rinovimi”.

29-vjeçari, Messi, që gjatë gjithë karrierës ka luajtur vetëm me Barcelonën, është bërë  legjendë në “Camp Nou”, por marrëveshja e tij përfundon në qershor 2018 dhe nëse Barça nuk rinovon deri në verën e ardhshme do të jetë e detyruar ta shesë lojtarin, për të mos e humbur me kosto zero.

Messi duke vazhduar me Adidasin

Në këtë sezon, Lionel Messi ka shënuar 31 gola në 31 ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës, nga 100 që ka shënuar gjithsej skuadra katalanase. Për më tepër ai ka dhënë edhe 12 asistime.

Janë të shumtë ata që kanë nisur ta konsiderojnë numrin 10 si më i madh i të gjitha kohërave, pasi ka shënuar 487 gola në 564 ndeshje.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori