Messi shënon gol spektakolar, Argjentina në epërsi ndaj Algjerisë


Lionel Messi ka shënuar gol në ndeshjen e Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës 2026, duke realizuar një moment spektakolar në minutën e 18-të të takimit.
Kapiteni i Lionel Messi realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje precize jashtë zonës, pa i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Ky është goli i parë i Messit në këtë edicion të Kupës së Botës 2026, ndërsa njëkohësisht shënon edhe golin e tij të 14-të në historinë e Kampionateve Botërore.
Lionel Messi with an absolute Rocket against Algeria . He still got it, Class is permanent . 🇦🇷
GOAT pic.twitter.com/4ROQPOCWju
— soft (@funy903) June 17, 2026
Argjentina ka kaluar në avantazh falë momentit të kapitenit të saj, i cili edhe një herë po tregon ndikimin e tij të madh në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Ndeshja vazhdon, ndërsa Messi mbetet figura kryesore në përballjen ndaj Algjerisë. /Telegrafi/



































