LAJMI I FUNDIT:

Messi pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por legjenda e PSG-së tregon se argjentinasin e pret një befasi e pakëndshme

Messi pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por legjenda e PSG-së tregon se argjentinasin e pret një befasi e pakëndshme

Lionel Messi mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 këtë vit me Përfaqësuesen e Argjentinës.

Falë rregullit që lejon grumbullimin e tre lojtarëve mbi 23 vjeç, kapiteni i Argjentinës mund të jetë protagonist në ‘Paris 2024’ dhe së bashku me të edhe Angel Di Maria dhe Emiliano Martinez.


Megjithatë Messi në Paris nuk do të pritet aspak mirë dhe këtë e ka konfirmuar legjenda e Paris Saint Germain, Jerome Rothen.

“Pekini nuk organizon ndeshje ku luan Lionel Messi” - Kina ia anulon dy miqësore Argjentinës
Lexo po ashtu “Pekini nuk organizon ndeshje ku luan Lionel Messi” - Kina ia anulon dy miqësore Argjentinës

Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Francës ka thënë se Messi ka goditur parisienët pas largimit nga Parc de Princes dhe ai do të përkujdeset për ta vërshëllyer gjeniun argjentinas.

“Disa e kanë kujtesën e shkurtër. Messi e ka kritikuar PSG-në, Francën, Parisin që kur u largua. Të gjithë francezët e respektuan Messin kur erdhi këtu. Respekti duhet të jetë reciprok. Në fakt, nuk ka qenë kurrë kështu. Kur u largua, goditi PSG-në”.

“Paraqitjet e tij nuk ishin kurrë në nivel. Nënshkroi me PSG-në për të shkëlqyer në Kupën e Botës. Ai ishte inteligjent, e shfrytëzoi komoditetin në Paris dhe fitoi Kupën e Botës”, tha Rothen për RMC.

Tutje ish-anësori francez tha se do të përkujdesët që tifozët ta vërshëllejnë Messin gjatë Lojërave Olimpike nëse argjentinasi vendos të marrë pjesë me Kombëtaren e tij.

“Unë, si parisien dhe francez, nëse e shoh përsëri këtu me Argjentinën… Do të kërkoj që të vërshëllehet. Nuk po them se duhet të jemi të dhunshëm, por ta vërshëllejmë kur të dalë në fushë”.

“Kjo për t’i treguar se jemi shumë të pakënaqur me imazhin që ka dhënë për PSG-në, Parisin dhe Francën. Le ta dijë se nuk do ta presim me tapet të kuq”, tha Rothen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori