LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk ftohet, Boateng mund të debutoj sot kundër Sevillas

Messi nuk ftohet, Boateng mund të debutoj sot kundër Sevillas
Kevin-Prince Boateng (Photo by David Ramos/Getty Images)

Gjatë ditës së djeshme reprezentuesi ganez u prezantua si një lojtar i ri i FC Barcelonës.

Kvin-Prince Boateng ka përfunduar në radhët e klubit kataluanas në formë huazimi për gjashtë muaj nga skuadra e Serie A Sassuolo.


Sulmuesi ishte në humor mirë gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga zyrtarët e blaugranave.

Kevin-Prince Boateng (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Kjo është një ditë e pabesueshme në jetën time. Është mirë të jem këtu dhe dua të fitoj gjithçka”, kishte pohuar dje futbollisti.

Trajneri i parë i skuadrës, Ernesto Valvderde duket që beson se lojtari është i gatshëm për veprim pasi që e ka ftuar në skuadrën që do të udhëtojnë në Sevilla për ndeshjen e parë të çerekfinales së Copa del Rey.

Ju thoni se të gjitha transferimet janë kontraverse - Valverde mbron blerjen e Boateng
Lexo po ashtu Ju thoni se të gjitha transferimet janë kontraverse - Valverde mbron blerjen e Boateng

Nga ana tjetër, strategu spanjoll ka lënë jashtë ekipit Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin, të cilët do të pushojnë para sfidës së ardhshme në LaLiga kundër Gironas.

Ndryshe, takimi mes andaluzianëve dhe katalunasve do të zhvillohet sonte me fillim në ora 21:30 në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan. /Telegrafi/