LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk e do Icardin te PSG- si u bë që marrëdhënia mes dy argjentinasve u kthye në toksike, tani ka thashethemeve për shkëmbim me Agueron

Messi nuk e do Icardin te PSG- si u bë që marrëdhënia mes dy argjentinasve u kthye në toksike, tani ka thashethemeve për shkëmbim me Agueron

Lionel Messi dhe Mauro Icardi, të dy kanë një sfond të përbashkët, por marrëdhënie personale mes tyre nuk ka qenë e frytshme dhe po vazhdon tani njëjtë edhe te Paris Saint-Germain.

Icardi ka lindur në qytetin argjentinas të Rosario dhe ishte një golashënues i spikatur për të rinjtë dhe i cili iu bashkua Barcelonës në adoleshencë.


Pothuajse të njëjtë rrugë kishte patur edhe Messi, i cili për dallim nga Icardi kaloi në ekipin e parë të Barcelonës dhe bëri histori.

Kjo është rruga e përbashkët mes Lionel Messi dhe Mauro Icardi – dy lojtarë që kanë shumë të përbashkëta, por që kanë edhe shumë gjëra të ndryshme.

Tani dyshja janë bashkëlojtarë në kryeqytetin francez, por ata nuk kanë një marrëdhënie të ngushtë, me Messin që thuhet se po e shtyn klubin ta largojë Icardin, ku flitet edhe një marrëveshje shkëmbimi me Barcelonën.

Messi raportohet se dëshiron që Sergio Aguero t’i bashkohet në Paris – të dy kanë qenë shokë dhome së bashku për shumë vite te Argjentina dhe kanë një miqësi të ngushtë personale.

Messi tashmë ka një lojtar të padëshiruar te PSG, kërkon që ai të shitet menjëherë nga klubi
Lexo po ashtu Messi tashmë ka një lojtar të padëshiruar te PSG, kërkon që ai të shitet menjëherë nga klubi

Aguero iu bashkua Barçës këtë verë që të luante me Messin, por ky i fundit u largua nga Camp Nou.

Icardi është dyshues te Messin dhe beson se ai është arsyeja që nuk ka marrë një ftesë nga kombëtarja e Argjentinës në tre vitet e fundit.

Tifozët në Amerikën e Jugut u hutuan gjithnjë e më shumë nga mungesa e vazhdueshme e Icardit nga përbërjen e Argentinës.

Trajneri i Argjentinës në atë kohë, Edgardo Bauza, iu desh të refuzonte pretendimet se ai po vepronte me politikën e përzgjedhjes së ‘miqve të Lionel Messit’, pasi emisionin televiziv ‘Argjentinas Debate Final’ sugjeroi se ishte ylli i atëhershëm i Barçës ai që po diktonte ftesat në kombëtare.

Gonzalo Higuain dhe Lucas Pratto – ishin dyshja që ftoheshin, ndërsa ky i fundit luante me klube si Velez Sarsfield dhe Atletico Mineiro, ndërsa Icardit shënonte rregullisht dhe zgjidhej në “Skuadrën e Sezonit të Serie A”.

Bauza e pranoi në njëfarë mënyrë që Messi mund ta jap mendimin për ekipin: “Kur Messi sheh diçka në ekip që nuk i pëlqen, ai e thotë, por kjo nuk e dëmton ekipin”.

“Nuk është e vërtetë ajo që thuhet se ka lojtarë që nuk mund të zgjidhen sepse nuk pëlqehen nga grupi”.

“Nëse dua ta zgjedh atë (Icardin) do ta bëj, por sot ai është nën Higuain dhe Pratto”.

Por, ku filloi të shkojë keq gjithçka mes Messit dhe Icardit?

Të dy erdhën nga i njëjti qytet argjentinas dhe të dy iu bashkuan grupit të La Masia të Barçës si adoleshentë; Icardi u transferua në Katalonjë pasi theu rekordet e golave ​​për të rinjtë në Gran Canaria.

Barca kishte mposhtur konkurrencën me Real Madridin, Arsenalin dhe Liverpoolin dhe të tjera, për të arritur nënshkrimin me Icardin dhe kishte emocione të rëndësishme për të ardhmen e tij.

Ndërkohë Icardi nuk arriti të ngjitet në ekipin e parë që të luante në Camp Nou, duke u transferuar në Itali në moshën 18-vjeçare – ku nënshkroi me Sampdorian.

Pikërisht në këtë kohë Icardi luajti për pak kohë së bashku me bashkatdhetarin e tij, Maxi Lopez në sulmin e Sampdorias, ku të dy u bënë miq të ngushtë në atë kohë.

Lopez ishte i afërt me Messin; sulmuesi kishte luajtur 19 ndeshje te Barça midis viteve 2005 dhe 2006, koha kur Messi po depërtonte në skuadrën e parë, me Lopez – tre vjet më i madhi se ai që e ofroi dhe marrëdhënia e tyre u kthye në një lidhje të ngushtë miqësie.

Lopez ishte i martuar me Wanda Naran, një personalitet i njohur i medias argjentinase dhe prezantuese televizive – e cila u afrua me Icardin gjatë festave kur dilnin bashkë.

Icardi dhe Nara u dashuruan në vitin 2013 dhe dyshja u martuan vitin pasardhës, vetëm pesë muaj pasi kishin filluar procedurat e divorcit mes saj dhe Maxi Lopez.

Ishte një martë që krijoi tituj të mëdhenj në Argjentinë dhe Itali, pasi ishin tre argjentinas të profilit të lartë dhe Nara braktisi Lopezin për shokun e tij të ekipit, gjë që është e kuptueshme që mediat u morën shumë me rastin.

Kjo çoi një armiqësi të konsiderueshme midis ish-shokëve të skuadrës Lopez dhe Icardi, i cili më pas u bashkua me Interin.

Të dy ishin ballë për ballë në një ndeshje të Serie A në prill 2014, e cila u bë e njohur si “Derbi Ëanda”, në të cilën ndeshje të dy refuzuan të shtrëngonin duart para ndeshjes.

E njëjta ngjarje u zhvillua përsëri edhe sezonin pasardhës kur Inter u përball me Torinon, me të cilët Lopez u bashkua – ku edhe pastaj nuk kishte shtrëngim duarsh.

Icardi dhe Nara tani kanë dy vajza së bashku; Francesca gjashtë vjeçare dhe Isabella katër vjeçare, por ditëve të fundit kishin në një debat të profilit të lartë, pasi Nara e akuzonte në Instagram, sulmuesin për tradhti, gjë që bëri që sulmuesi të humbiste ndeshjen e Ligën e Kampionëve në mesjavën që sapo lamë pas.

Marrëdhënia e të dyve, ka qenë gjithmonë pjesë e titujve të mediave në vitet e fundit dhe duket se kjo ka pasur ndikim të rëndësishëm në formacionin e Argjentinës, ku ai nuk ftohej, me apo pa ndonjë ndikim të Leo Messit.

Të dy tani janë bashkëlojtarë te PSG, por lëvizjet e fundit, ku kërkohet shkëmbimi i Icardit me Agueron, mund ta vënë kulmin e lidhjes se keqe mes dyshes së famshme argjentinase. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori