LAJMI I FUNDIT:

Messi me një het-trik historik kualifikon Argjentinën në Kampionatin Botëror 2018 (Video)

Messi me një het-trik historik kualifikon Argjentinën në Kampionatin Botëror 2018 (Video)

Atëherë kur Argjentina kishte më së shumti nevojë për Lionel Messin ai shfaqet dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kombëtarja e Argjentinës fitoi me rezultat 1-3 ndaj Ekuadorit dhe kështu u kualifikua në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Mysafirët e filluan takimin në mënyrën me të keqe të mundshme, kjo pasi në minutën e parë Ekuadori shënoi me anë të Romario Ibarra.

Pas kësaj në skenë doli Messi i cili mori gjithë Argjentinën në supe.

Ai së pari shënoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Angel Di Maria dhe pastaj edhe një herë në minutën e 20-të dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-2.

Het-triku nga ylli i Barcelonës u kompletua në minutën e 62-të pas asistimit të Enzo Perez.

Pas kësaj fitore Argjentina kualifikohet në Kupën e Botës si e treta e grupit me 28 pikë nga 18 takime.

Në vendin e parë përfundoi Brazili me 41 pikë, i ndjekur nga Uruguai me 31. Edhe Kolumbia vazhdon me tej me 27 pikë, kurse Peru që renditet e pesta do kërkojë pjesëmarrjen në këtë garë nëpërmjet fazës ‘play-off’. Formacionet zyrtare nga takimi:

Argjentina: Romero; Mercado, Mascherano, Otamendi, Acuña; Pérez, Biglia; Salvio (Fazio’), Messi, Di María (Paredes 84’); Benedetto (Icardi 76’).

Ekuadori: Banguera; Velasco, Aimar, Arboleda, Ramírez; Orejuela; Ibarra, Intriago (Uchuari’), Cevallos (Valencia 41’), Ibarra; Ordóñez (Estrada Martinez 54’). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori