eksperti-banner

Lionel Messi ka vendosur të kthehet dhe t'i bashkohet në stërvitje ekipit të Barcelonës pas humbjes së premtes mbrëma nga Venezuela.

Argjentina do të jetë pa Messin për miqësoren e tyre të radhës kundër Marokut të martën mbrëma.


Kjo pasi numrin 10-të i kombëtares Albiceleste e përjetoi rëndë humbjen e së premtes mbrëma në miqësoren ndaj Venezuelës.

Messi la shokët e skuadrës së Argjentinës të shtunën, duke e kthyer drejt Barcelonës për t'iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Ai do të vazhdojë stërvitjet me ekipin katalunas për tu përgatitur për derbin e madh lokal të fundjavës së ardhshme kundër Espanyolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app