LAJMI I FUNDIT:

Messi kthehet me gol (Video)

Messi kthehet me gol (Video)

Lionel Messi është rikthyer me gol me fanellën e Barcelonës.

Superylli argjentinas u inkuadrua në fushë në minutën e 55-të në vend të Sergio Busquets.


Dhe iu deshën vetëm tri minuta në fushë për ta gjetur golin.

Ai e priti një top nga Neymar në zonë dhe e shënoi golin e katërt të Blaugranëve (58’).

Kjo është e hera e parë që Messi shënon si zëvendësues në Camp Nou që nga maji i vitit 2013 (kur kishte shënuar ndaj Real Betisit). /Telegrafi/