LAJMI I FUNDIT:

Messi ‘goditi’ tifozët e PSG-së pasi fitoi Topin e Artë

Messi ‘goditi’ tifozët e PSG-së pasi fitoi Topin e Artë

Lionel Messi nuk është i interesuar ta prezantoj trofeun e Topit të Artë në stadiumin e Paris Saint-Germain, Parc des Princes, pasi raportet dhe ndarja me klubin dhe tifozët nuk ishte më e mira.

Ylli argjentinas fitoi çmimin e Topit të Artë për herë të tretë në karrierë gjatë ceremonisë së organizuar të hënën mbrëma nga France Football në Paris.


Meqenëse gjendet në Paris, gazetarët e pyeten Messin nëse do donte ta prezantonte trofeun para tifozëve të PSG-së, ku luajti në dy sezonet e fundit.

Nga Ronaldinho dhe Neymar te Iniesta, Mbappe dhe shumë yje tjerë – reagimet për fitimin e Topit të Artë nga Messi
Lexo po ashtu Nga Ronaldinho dhe Neymar te Iniesta, Mbappe dhe shumë yje tjerë – reagimet për fitimin e Topit të Artë nga Messi

Megjithatë, sulmuesi argjentinas u tregua politikan në përgjigjen e tij, duke mohuar me stil diçka të tillë.

“Nuk jam i sigurt se parisianët duan që unë të prezantoj Topin e Artë në Parc des Princes”, ka thënë Messi pasi fitoi çmimin e tij të tetë.

Mjaft e drejtë. Nuk ka kuptim që argjentinasi të qëndrojë në Paris për më gjatë – tifozët e PSG-së kurrë nuk i ishin vërtet mirënjohës atij.

Lionel Messi emëroi ‘trashëgimtarët’ e tij si fitues të ardhshëm të Topit të Artë
Lexo po ashtu Lionel Messi emëroi ‘trashëgimtarët’ e tij si fitues të ardhshëm të Topit të Artë

Messi as që i përmendi parisienët si ish-klubin e tij gjatë fjalimit të tij. Argjentinasi thjesht shijon jetën me Inter Miamin dhe Argjentinën.

36-vjeçari shënoi 32 gola dhe dha 35 asistime në dy sezone me Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori