LAJMI I FUNDIT:

Messi, Cruyff dhe Ronaldinho – 11 lojtarët më të mirë në histori të Barcelonës (Foto)

Messi, Cruyff dhe Ronaldinho – 11 lojtarët më të mirë në histori të Barcelonës (Foto)
-->

Përpara El Clasicos të kësaj fundjave mes Barcelonës dhe Real Madridit, Goal.com ka hedhur një vështrim duke zgjedhur 11-lojtarët më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë për katalunasit.

Gjatë historisë 118 vjeçare të skuadrës nga Camp Nou, kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në futbollin botëror.

Barcelona 118 vite histori – Ky është formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur për katalunasit (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona 118 vite histori – Ky është formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur për katalunasit (Foto)

Megjithatë, portali i njohur Goal.com ka hedhur një vështirim duke zgjedhur 11-të lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë për Barcelonën, ku figurojnë emra si Lionel Messi, Yohan Cruyff dhe Ronaldinho.

Victor Valdes | 2002-2014

Portieri më i suksesshëm në historinë e klubit. Vitet e para të tij ishin të luhatshme, por ai u zhvillua dhe u bë një nga portierët më të mirë në botë, duke treguar reflekse të shkëlqyeshme dhe lojë të mirë me topin në këmbë.

Dani Alves | 2008-2016

U nënshkrua për 30 milionë euro nga Sevilla, por Dani Alves e ka vendosur veten si mbrojtësin më të mirë të djathtë në botë në Camp Nou. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit të Pep Guardiola dhe atleticizmi i tij i shkëlqyer e bëri atë një forcë të pandalshme e sulmit në krahun e djathtë.

Ronald Koeman | 1989-1995

Mbrojtësi me më shumë gola në historinë e klubit. Ai shënoi plot 102 gola gjatë gjashtë viteve të tij në Kataluni. Ai ishte pjesë e ‘Ekipit të ëndrrave’ të Johan Cryuff që fitoi Kupën e Parë të Barcelonës dhe shënoi golin fitues të ndeshjes në atë finale të vitit 1992 kundër Sampdoria.

Carles Puyol | 1999-2014

Qendërmbrojtësi u tërhoq në verën e para dy viteve pas një karriere të përkushtuar në klub. Rekordet i tij me Barcelonën nuk ka gjasa të krahasohen dhe trofetë e tij përfshijnë gjashtë tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve. Thjeshtë, një lider i vërtetë.

Joan Segarra | 1949-1965

Mbrojtësi ishte kapiten i “Barçës së Trofeve” në vitet 1950 dhe është lojtari i pestë me më shumë paraqitje në historinë e klubit. Segarra dha gjithçka në fushë, por gjithnjë tregoi respekt dhe nuk ishte kurrë i pistë. Ai u admirua në mënyrë të barabartë nga shokët e ekipit dhe kundërshtarët për shkak të lojës së tij të drejtë.

Johan Neeskens | 1974-79

Mesfushori energjik ishte shumë popullor me tifozët gjatë fundit të viteve 1970. Ai kishte forcë mbresëlënëse fizike, të cilën ai e kombinoi me aftësinë e tij të madhe për të shënuar gola. Neeskens ishte gjithashtu i famshëm në Camp Nou për goditjet e tij të fuqishme.

Xavi | 1998-2015

Një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit. Xavi është bërë një simbol i klubit. Një i diplomuar i La Masias, Xavi luajti më shumë se 700 herë për klubin, duke fituar 25 trofe, duke përfshirë katër triumfe të Ligës së Kampionëve. Ai ka lëvizur në mënyrë të paimagjinueshme, por Camp Nou ende varet nga momentet magjike të krijuara nga këmbët e tij.

Johan Cruyff | 1973-1978

Mishërimi i Futbollit Total. Fituesi i tre Topave të Artë. Ai e arsyetoi çmimin e tij rekord botëror që nga momenti që u bashkua nga Ajaxi në vitin 1973. Ndeshjet e tij të mençura, teknika e pashoq dhe udhëheqja komanduese i mundësuan Barcelonës të fitonte titullin e parë në 14 vjet në 1974. Ai më vonë e udhëhoqi klubin në shumë trofe dhe ndikimi i tij në klub është ende duke u ndjerë tani.

Ronaldinho | 2003-2008

Një nga futbollistët më të talentuar që e kanë parë ndonjëherë në mitikun e famshëm Camp Nou. Ronaldinho ishte tashmë një yll i madh kur u bashkua me klubin dhe është një nga disa lojtarët e paktë të Barcelonës që u nderua me ovacione të forta nga tifozët e Real Madridit në Santiago Bernabeu. Falë Ronaldinhos, Barça u bë e njohur për futbollin tërheqës sulmues, i cili më vonë u zhvillua në shkëlqimin e Tiki-Takas së Pep Guardiolës.

Andres Iniesta | 2002-ende pjesë e klubit  

Mesfushori sulmues ka qenë në zemër të periudhës më të suksesshme në historinë e Barcelonës. Kështu që një talent i natyrshëm është Iniesta pasi topi shpesh duket se është i ngjitur në këmbët e tij. Vizioni dhe teknika e tij personifikojnë futbollin që luhet në Camp Nou gjatë dekadës së fundit dhe ai mbetet ende komponent i rëndësishëm nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Lionel Messi 2004-ende pjesë e klubit   

I konsideruar nga disa si futbollisti më i mirë në histori të futbollit, Messi ka fituar çdo gjë të mundshme – individualisht dhe kolektivisht – si një lojtar i Barcelonës. Ai fitoi plot katër Topa të Artë rresht gjatë periudhës më pjellore të klubit, duke arritur edhe të pestin në vitin 2015 dhe ka shkatërruar pothuajse çdo rekord të mundshëm në futboll. Një driblues i pandalshëm në lojë me një këmbë të bukur të majtë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori