LAJMI I FUNDIT:

Mësoni sa do të fitojë Messi në minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit pas renovimit (Foto)

Mësoni sa do të fitojë Messi në minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit pas renovimit (Foto)

Lionel Messi ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën të mërkurën gjatë ditës.

Superylli argjentinas për të nënshkruar kontratën e re është dashur të mendohet gjatë pas akuzave për ikje nga tatimi.


Po ashtu, ai së pari i “rehatoi” punët familjare, duke u martuar me të dashurën e kamotshme, Antonella Roccuzzo.

Messi te Barcelona nuk ka vetëm shokë, por një familje të tërë…

Dhe, pas këtyre zhvillimeve, ai vendosi të vë “të zezën mbi të bardhën”, pra të nënshkruaj rinovimin e shumëpritur.

Renovimi i Messit nuk është i zakonshëm, është i realizuar mbi terme monstruoze financiare.

Kështu, sipas kontratës së re, ylli i Barcelonës do të përfitojë 26 milionë funte në vit.

el Messiah…

Në muaj, ai do të përfitojë 2 milionë funte, kurse në javë ai do të përfitojë 500 mijë funte, shkruan Telegrafi.

Në ditë ai do të përfitojë hiç më pak se 72 mijë funte, kurse në orë një shumë të pabesueshme prej 3 mijë funtesh.

Minuti i Messit do të kushtojë hiç më pak se 50 funte, po aq sa në shtete evropiane dikush paguhet për një ditë punë, e në Kosovë për një javë punë.

Mbreti i Bernabeut…

Klauzola e Messit është e pathyeshme – plot 300 milionë euro dhe blindon atë për një largim të mundshëm, e skuadra që dëshiron të zhbllokojë këto terme të pabesueshme kontraktuale duhet të thyej rekordin botëror të transferimit për të.

Të gjitha këto përfitime Messi do t’i ketë pas tatimit, që do të thotë se ai nuk do t’i paguaj asnjë cent shtetit spanjoll, me çka u shmanget definitivisht problemeve me ligjin.

Lionel Messi konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori të gjithë futbollit, jo vetëm të Barcelonës, ku është tashmë një legjendë e gjallë e klubit nga Katalunia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori