Mësoni kundërshtarët e Kosovës në ‘Rusia 2018’, në rast të pranimit

Kështu thonë, duke u bazuar në premtimet që kanë marrë nga FIFA. E nëse ndodh kështu, atëherë Kosova do të bëhej pjesë e Grupit H, njofton Koha Ditore.
Praktika e deritashme tregon se në të gjitha rastet për Kampionatet Evropiane e Botërore, grupi i fundit eliminator ka mbetur me një skuadër më pak. Sipas radhës, Kosova do të bëhet pjesë e grupit të parafundit - H, ku bëjnë pjesë Belgjika, Bosnja, Greqia, Estonia dhe Qiproja.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ishte pjesë e shortit të hedhur të shtunën për kampanjën eliminatore për Botërorin ‘Rusia 2018’.
Pavarësisht kësaj, Kosova ka nisur të bëhet gati për të marrë pjesë në këto eliminatore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































