LAJMI I FUNDIT:

Mësohet kundërshtari i Real Madridit në botërorin e klubeve

Mësohet kundërshtari i Real Madridit në botërorin e klubeve

Kampioni aktual i Evropës, Real Madrid do të marrë pjesë në botërorin e klubeve.

Kësisoj ‘Los Blancos’, kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës që do të përballen në gjysmëfinale.


Fjala është për skuadrën meksikane, Club America që ka mposhtur ekipin nga Korea e Jugut, Jeonbuk me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndeshja gjysmëfinale mes Real Madrid dhe Club America do të zhvillohet më 15 dhjetor.

Fillimi i ndeshjes do të jetë në orën 11:30 me kohën tonë lokale, ndërsa Real Madrid llogaritet favorit për ta fituar trofeun e botërorit të klubeve. /Telegrafi/