LAJMI I FUNDIT:

Mësohen dy blerjet e para të Amorim te United, të dy janë pjesë e Bayern Munichut

Mësohen dy blerjet e para të Amorim te United, të dy janë pjesë e Bayern Munichut

Manchester United është bërë me trajner të ri dhe në afatin kalimtar të janarit synon të përforcohet.

Djajtë e Kuq ishin aktiv gjatë verës duke shpenzuar mbi 200 milionë euro për nënshkrimin e emrave si Joshua Zirkzee, Leny Yoro, Matthijs de Ligt, Noussair Mazraoui dhe Manuel Ugarte.

Pavarësisht nënshkrimeve të mëdha, Djajtë e Kuq nuk kanë pasur një start të mirë të sezonit duke zënë aktualisht vendin e 13-të në Ligën Premier gjë që bëri të shkarkohet Erik Ten Hag.


Ruben Amorim është emëruar si zëvendësues i tij dhe zyrtarisht do të marrë drejtimin e Old Trafford javën e ardhshme.

Amorim dhe bordi i United duan përforcime në janar dhe raportohet se dy yjet e Bayernit, Leroy Sane dhe Leon Goretzka janë objektivat kryesorë të Djajve të Kuq.

“Manchester United është i interesuar për Leroy Sane dhe tanimë ka pyetur për të, ai është i lirë në verë, por United duan transferimin në janar”, ka shkruar gazetari gjerman Christian Falk.

Ndërkohë Florian Plettenberg ka raportuar se ylli tjetër i Bayernit, Leon Goretzka gjithashtu është një nga objektivat e United për tu transferuar në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i gatshëm të paguajë 80 milionë për qendërmbrojtësin e njohur të Ligës Premier

Real Madridi i gatshëm të paguajë 80 milionë për qendërmbrojtësin e njohur të Ligës Premier

La Liga
Florentino Perez është i ngopur me Vinicius Jr, braziliani nuk është më i paprekshëm

Florentino Perez është i ngopur me Vinicius Jr, braziliani nuk është më i paprekshëm

La Liga
Ish-kampioni i MMA në shtratin e spitalit: Vdiqa katër herë dhe humba 22 kilogramë

Ish-kampioni i MMA në shtratin e spitalit: Vdiqa katër herë dhe humba 22 kilogramë

UFC
Xabi Alonso kërkon një transferim të nivelit të lartë pas katastrofës kundër PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim të nivelit të lartë pas katastrofës kundër PSG-së

La Liga
Dy dëshmitarë të aksidentit fatal të Jotas japin një version të ri dhe kundërshtojnë atë të Gardës Civile të Spanjës

Dy dëshmitarë të aksidentit fatal të Jotas japin një version të ri dhe kundërshtojnë atë të Gardës Civile të Spanjës

Ndërkombëtare
“Ai meriton të fitojë gjithçka”, Luis Enrique mbështet yllin e skuadrës për Topin e Artë

“Ai meriton të fitojë gjithçka”, Luis Enrique mbështet yllin e skuadrës për Topin e Artë

Ligue 1
Kalo në kategori