LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Gent Bushpepës pas marrjes së çmimit të parë në Fest 56

Mesazhi i Gent Bushpepës pas marrjes së çmimit të parë në Fest 56

Ndryshe nga shumë këngë të festivalit, sidomos vitet e fundit, që lindin dhe mbesin po në festival, “Mall” është një këngë e fortë, e ndjerë, shpirtërore, që i dedikohet një njeriut që të mungon, kujtdo që ka mall për një njeri të dashur.

Këtë donte qysh nga fillimi Gent Bushpepa, kur krijoi këngën që garoi mes shumë të tjerave në festival dhe ia arriti që të depërtojë në zemrat e publikut.


Kënga iu kushtua njeriut të tij të zemrës, është një dedikim personal që nuk mbeti vetëm aq. Përveç fitores unike, si rrallëherë të publikut, “Mall” fitoi edhe të drejtën për të na përfaqësuar në festival.

Pas marrjes së çmimit mbrëmjen e së shtunës, Genti u shpreh shumë i lumtur për vlerësimin. Ai tha se do bëjë më të mirën që ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion: “Jam shumë i lumtur, falënderoj RTSH, falënderoj jurinë që më dhanë mundësinë të arrij të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Do mundohem të jap maksimumin. Do bëj më të mirën e mundshme që të përfaqësohemi sa më denjësisht”, – tha ai në Post Festival.

“Mall” është një konglomerat tingujsh, ndjenjash dhe fjalësh që dikur ishin pjesë e imja. Shpresoj t’ju pëlqejë dhe t’ju ndihmojë të kaloni sadopak mallin që keni për dikë”, – shkroi Genti kur prezantoi këngën e tij.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori