eksperti-banner

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur të martën në mbrëmje një koncert në Arizonë.

Ajo ka performuar në kuadër të turneut me Jonas Brothers në sallën e madhe "Talking Stick Resort Arena" në Phoenix të Arizonës.


30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga koncerti, duke treguar atmosferën që ka mbizotëruar në natën e mbrëmshme.

bibibibi 1

Ndër të tjerash, ajo veçoi një fotografi ku shihet flamuri kombëtar i valvitur në turmën e fansave.

Rexha e shoqëroi fotografinë me disa emoji zemre të vendosur shumë pranë flamurit me të cilin ajo krenohet.

bebeREXHA

Mesa duket, këngëtarja është ndjerë mirë kur ka parë se në mesin e turmës së mijëra fansave ka pasur edhe disa shqiptarë.

Kujtojmë se javën e kaluar ajo ishte në një vizitë njëditore në Shqipëri, ku vizitoi familjet shqiptare të prekura nga tërmetet dhe premtoi rindërtimin e dy shtëpive. /Telegrafi/