LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se do të jetë ide e mirë nëse shqelmon ariun, rusi për pak sa nuk e pagoi me jetë (Video)

Mendoi se do të jetë ide e mirë nëse shqelmon ariun, rusi për pak sa nuk e pagoi me jetë (Video)

Një burrë nga Rusia mendoi se do të ishte ide e mirë nëse i afrohet ariut dhe e provokon, derisa ai po qëndronte i qetë në një zonë malore.

Ky burrë po filmonte këtë kafshë të egër, duke menduar se është argëtuese, mirëpo ky veprim për pak sa nuk e la pa njërën dorë, transmeton Telegrafi.


Ai nuk e dinte se ariu po e vëzhgonte dhe në një moment shpërqendrimi, kafsha iu vërsul rusit i cili e kishte shqelmuar.

Disa sekonda më pas, ai dëgjohet duke thënë: “Më kafshoi në dorë, më ka sulmuar”.

Megjithatë, po cilësohet si mrekulli fakti që ka shpëtuar i gjallë, por njëherit do t’i shërbej si leksion për herët tjera që të mos ndërmerr një veprim të tillë. /Telegrafi/