LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj tha se humbi para nga një koncert i Nora Istrefit, reagon këngëtarja: Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë janë të kota e të pabaza

Menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj tha se humbi para nga një koncert i Nora Istrefit, reagon këngëtarja: Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë janë të kota e të pabaza
Foto: Screenshot/Instagram

Artistët nga Kosova e Shqipëria janë mjaft të angazhuar me mbrëmje e koncerte si nëpër trojet shqiptare ashtu edhe në Evropë e në vende të tjera të botës.

Lidhur me organizimin e koncerteve së fundmi ka folur menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj, i cili zbuloi shumën që një pjesë prej këngëtarëve marrin.


Në një lidhje direkte për ‘Shqipëria Live’, ai mes tjerash tha se ka marrë disa artistë shqiptarë në Australi dhe me disa prej tyre ka dalë me humbje.

Foto: Screenshot/Instagram

Në këtë mes përmendi këngëtaren Nora Istrefi, ndërkohë që shtoi: ”Nora nuk ka hite, unë i bëra një favor menaxherit të saj. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e Pavarësisë së Kosovës, për t’i bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për 36-vjeçaren.

Menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj: Ledrin e pagova 12 mijë euro për një koncert
Lexo po ashtu Menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj: Ledrin e pagova 12 mijë euro për një koncert

Kjo bëri që të ketë një reagim nga krijuesja e hitit “Anna” në një postim të bërë në InstaStory.

Postimi i plotë i Norës:

“Është dëshpëruese me dëgju një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pat mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.

E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë, dhe i nxori në shitje biletat.

Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari, dhe publiku u zhgënjye.

Ky veprim i tij ndikoj që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ia kenë marr inat.

Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi.

Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza..”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori