Ajo është njëra nga personazhet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për reperen Melinda Ademi, e cila përgjatë këtyre viteve në skenë ka sjell projekte e hite të shumta.


Ajo njëherësh është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërsa vetëm në Instagram numëron një milion fansa.

melindaademi 119418609 180381513555795 6001032597579179427 n Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Bukuroshja, e cila shquhet për linjat trupore të bujshme, edhe në pozat e reja ka vënë në fokus fizikun atraktiv.

E veshur me një fustan dypjesësh të kuq, krijuesja e hitit "Nashta" vjen në formë të mrekullueshme.

Screenshot 3 34 Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Melinda ndërkohë është duke shijuar suksesin e këngës së re "X5", të cilën e solli javë më parë në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Për vetëm dy javë, projekti kaloi shifrën e tetë milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/