LAJMI I FUNDIT:

Mel B kërkon kujdestari të plotë të vajzës së saj

Mel B kërkon kujdestari të plotë të vajzës së saj

Ish-anëtarja e Spice Girl, Mel B kërkon kujdestarinë e plotë të vajzës së saj 5-vjeçare, të cilën e ka me Stephen Belafonte.

Këngëtarja kishte kërkuar fillimisht për të ndarë kujdestarinë e fëmijës së tyre të vetëm, Madison, me Belafonte, kur ajo kishte paraqitur kërkesën për divorc muajin e kaluar, ndërkohë që kishte ndryshuar kërkesën e saj për divorc për shkak të historisë së pretenduar për dhunë të ish-bashkëshortit të saj në familje me një grua tjetër, e shoqëruar me posedimin e paligjshëm të një revoleje, raporton TMZ.


Mel B, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Brown, nuk ishte në dijeni se Belafonte ishte dënuar për dhunën në familje në të cilën ishte e përfshirë një grua tjetër, kur ajo kishte paraqitur kërkesën për divorc në mars.

Ajo thuhet se ishte e vetëdijshme se Belafonte kishte një armë, por nuk e dinte se e kishte në pronësi në mënyrë të paligjshme, duke kontribuar në vendimin e saj për të ndryshuar aspiratat e saj për kujdestarinë, transmeton KosovaPress.