LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë Interi nuk do ta shesë Nainggolanin

Megjithatë Interi nuk do ta shesë Nainggolanin
Radja Nainggolan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi i ka hequr dyshimet në lidhje me të ardhmen e Radja Nainggolanit, pasi nuk dëshiron ta shesë në këtë afat kalimtar.

Antonio Conte u ka kërkuar Nerazzurëve që mos ta shesin mesfushorin belg në këtë verë, gjersa e sheh si pjesë të planeve të tij.


Calciomercato raporton se skuadra italiane po mendonte që ta shiste 31-vjeçarin, mirëpo me ardhjen e ish-trajnerit të Chelseat, gjerat kanë ndryshuar.

Radja Nainggolan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi thuhet se është shumë afër ta transferojë Nicolo Barellan dhe Stefano Sensi, mirëpo fillimisht duhet ta qartësojë të ardhmen e mesfushorëve, si Roberto Gagliardini, Matias Vecino, Marcelo Brozovic, Borja Valero dhe Joao Mario.

Conte nuk e do, Nainggolan pritet të largohet nga Interi
Lexo po ashtu Conte nuk e do, Nainggolan pritet të largohet nga Interi

Nainggolan u transferua në verën e kaluar në Giuseppe Meazza nga Roma, si pjesë e marrëveshjes me Nicolo Zaniolon dhe Davide Santon.

Por, belgu është duke hasur në vështirësi që të ambientohet në skuadrën e Nerazzurëve, edhe pse kaloi një sezon te Interi, derisa ishte kritikuar për jetën e natës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori