LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox zbulon se ka prerë një pjesë të kostumit që veshi në ‘Billboard Music Awards’ për të kryer marrëdhënie intime me Machine Gun Kelly

Megan Fox zbulon se ka prerë një pjesë të kostumit që veshi në ‘Billboard Music Awards’ për të kryer marrëdhënie intime me Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly zbuluan se asgjë nuk mund t’i pengojë planet e tyre për të qenë intim me njëri-tjetrin, edhe nëse kjo ka të bëjë me dëmtimin e një veshje të shtrenjtë.

Në një shkëmbim mesazhesh mes saj dhe stilistes së gardërobës Maeve Reilly, të shpërndarë në Instagramin e saj të dielën, ylli i Transformers, 36 vjeç, pyeti nëse kostumi blu që kishte veshur ishte ‘e shtrenjtë sepse’ ajo dhe reperi, 32 vjeç, ‘prerë një vrimë që të mund të kryenin marrëdhënie’.


Gruaja pas gardërobës së disa prej emrave më të mëdhenj të Hollywoodit, nga Ciara te Hailey Bieber, shkroi me shaka: ‘Të urrej bashkangjitur me tre ’emoji’ me fytyrë të qeshur përpara se të siguronte nënën e tre fëmijëve se do ta rregullonte veshjen.

Postimi i Fox përfshinte gjithashtu pamjet e saj duke bërë foto me partnerin e saj i cili ksihte  mbështjellë krahët rreth saj ndërsa pozonin së bashku.

“Një introverte në Vegas për tre ditë gjatë sezonit të eklipsit…thjesht duke qarë shumë në dush”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e imazheve.

Ndërsa gjysma e parë e fotove e tregonte atë me kostumin blu, pjesa tjetër e fotove e shfaqte atë me një mini-fustan lëkure të zezë, shkruan DailyMail.

Postimi i aktores vjen vetëm disa orë pasi Kelly ndezi thashethemet se mund të jenë në pritje të një fëmije pasi ai ia kushtoi performancën e tij ‘fëmijës së tyre të palindur’ në “Billboard Music Awards 2022” në Las Vegas.

“E shkrova këtë këngë për gruan time… Dhe kjo është për fëmijën tonë të palindur”, tha ai ndërsa ishte në skenë në MGM Grand Garden Arena.

Në tekstin e këngës së fundit të albumit të tij Mainstream Sellout, të cilin e publikoi në mars, rokeri rrëfeu se mendon se aktorja është ‘shumë e mirë’ për të.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që ai i referohet Foxit si bashkëshortja e tij, ata nuk kanë lënë të kuptohet më parë për pritjen e fëmijës së tyre të parë së bashku.

Përpara shfaqjes, ai foli për Entertainment Tonight për domethënien e veçantë që qëndron pas këngës që po planifikonte të performonte.

“E shkrova këtë këngë dy vite më parë pikërisht sot, e luajta për të. Është i gjithë rrugëtimi. Gjithçka është e shkruar të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se koha e kësaj fundjave e bën atë edhe më të përshtatshme: “Është vërtet mirë sepse është një eklips hënor sonte. Është një hënë e plotë. Është ditëlindja e saj nesër”.

Ndërsa qëndronte në krah të tij, Megan pranoi se ndoshta do të emocionohej duke e dëgjuar atë, sepse ka një ‘kuptim të veçantë sekret të këngës’.

MGK ka një vajzë 12-vjeçare Casie, me ish-partneren, Emma Cannon, teksa aktorja e “Jennifer’s Body” është nënë e djemve Journey River, pesë vjeç, Bodhi Ransom, tetë dhe Noah Shannon, nëntë vjeç.

Babai i fëmijëve të saj dhe ish-bashkëshorti Brian Austin Green, i cili aktualisht po pret një tjetër fëmijë me të dashurën Sharna Burgess.

Në janar, Fox dhe Kelly njoftuan se ishin fejuar pas një viti e gjysmë takimi duke shpërndarë një video të propozimit të tyre intim.

Megan Fox shfaqet mahnitëse në të zeza gjatë paraqitjes në “Billboard Music Awards 2022”
Lexo po ashtu Megan Fox shfaqet mahnitëse në të zeza gjatë paraqitjes në “Billboard Music Awards 2022”

Fox vuri në dukje në mbishkrimin e gjatë të postimit të saj se ajo dhe muzikanti ‘pinë gjakun e njëri-tjetrit’ për të festuar rastin, i cili u zhvillua jashtë Spa Botanico në plazhin Ritz-Carlton Dorado në Porto Riko.

Pamjet tregojnë Kelly duke u ulur në një gju në një vend të veçantë për çiftin, ndërsa Fox qëndronte e mahnitur nga befasia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori