eksperti ad

Sezonin e shkuar, por edhe në vitet e fundit, Barcelona ka shkëlqyer me lojë, ndërsa rezultatet nuk kanë qenë në nivel.

Këtë sezon edhe Barcelona edhe Real Madridi e nisën me fitore Ligën e Kampionëve.


Katalunasit fituan 4-0 ndaj PSV-së, ndërsa Real Madridi nënshtroi Romën me rezultat 3-0.

DnfBbPHW0AAqRmJ

Gazeta spanjolle Marca i ka bërë një analizë lojës, duke shkuar që mbretërit po luajnë më bukur aktualisht se kundërshtarët historik.

Ekipi i Julen Lopetegui luajti futboll të jashtëzakonshëm, duke shfaqur shkëlqim individual dhe kolektiv.

Kundër Romës, ata u mbrojtën më mirë se sa herëve të kaluara, ndërsa në sulm ishin të mirë.

DnfBbPiX0AAYC95

Barcelona mund të ketë shënuar katër gola kundër PSV Eindhoven në natën e së martës, por në krahasim mes palëve mund të thuhet se Real Madridi po luan shumë më mirë.

Te Real Madridi po luhet lojë më kolektive, ndërsa te Barcelona mbetet Messi ai që gjithmonë i nxjerr nga telashet.

DnYNnYjUYAAHi4d

Të paktën, Reali është më mirë për momentin. /Telegrafi/

telegrafi sport app