LAJMI I FUNDIT:

Mediumi rumun: Klubi i Poli Iasi i dha një të shtyrë në karrierë Florjan Loshajt

Mediumi rumun: Klubi i Poli Iasi i dha një të shtyrë në karrierë Florjan Loshajt

Florian Loshaj, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë tre lojtarët që luajnë te Përfaqësuesja e Kosovës dhe e njohin futbollin rumun, ndërsa mediat nga ky vend i shohin si rreziqet kryesore për ndeshjen e së martës.

Kosova luan si mysafir i Rumanisë të martës nga ora 20:45, një duel shumë i fortë dhe i rëndësishëm për të dyja ekipet.


Në Prishtinë rezultat ishte 0-0 dhe tani Kosova shkon në Bukuresht e detyruar për të fituar, pas nuk dëshiron të heq dorë nga ideja për të luajtur në Euro 2024. Dëshmi është rikthimi, në fundjavë, me Zvicrën (2-2), shkruan medimumi rumun Gsp.ro.

Trajneri i Rumanisë flet për Rrahmanin dhe Krasniqin: Ata mund të japin informacione, Kosova ka futbollistë shumë të mirë
Lexo po ashtu Trajneri i Rumanisë flet për Rrahmanin dhe Krasniqin: Ata mund të japin informacione, Kosova ka futbollistë shumë të mirë

Ky medium lojtarët kryesorë të Dardanëve i vlerëson dyshen Vedat Muriqit (Mallorca) dhe Amir Rrahmanit (Napoli).

Por përveç tyre ka shkruar edhe për tre lojtarë që e njohin futbollin rumun, dy që aktualisht luajnë si Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi dhe një që ka luajtur më parë, Florian Loshaj, i cili u paraqit për gjashtë muaj te Poli Iasi.

Sipas Gsp.r, mesfushori Florian Loshaj, që tani luan te Istanbulspor, ka shënuar gjashtë muaj shumë të mirë në elitën e futbollit rumun në vitin 2019 dhe u shit te polakët e KS Cracovia për 300 mijë euro.

Loshaj me Poli Iasi luajti në 21 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar 3 asistime.

Në kohën e prezantimit të Loshajt te Poli Iasi, mediumi rumun rikthen deklaratë e tij, ku shihej qartë dëshira e mesfushorit të luajë për Kosovën.

“Ëndrra ime më e bukur? Të luaj për kombëtaren e parë të vendit tim, Kosovën. Unë jam shtetas belg, por nuk do ta harroj kurrë që kam lindur në Kosovë”, kishte thënë Florian Loshaj për GSP.ro në gusht të vitit 2019.

Në fund të tekstit përmenden edhe dyshja Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani që kanë bërë përshtypje të mira në Rumani në vitet e tyre të para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hidhet shorti për Copa America 2024, Brazili në ‘grupin e vdekjes’

Hidhet shorti për Copa America 2024, Brazili në ‘grupin e vdekjes’

Përfaqësueset
Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

Ndërkombëtare
Golashënuesi i tretë më i mirë në Evropë transferohet te Milani për vetëm 17.5 milionë euro?

Golashënuesi i tretë më i mirë në Evropë transferohet te Milani për vetëm 17.5 milionë euro?

Serie A
Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Ndërkombëtare
Vjen nga Bundesliga, Liverpooli ka gati milionat për zëvendësuesin e Joel Matip

Vjen nga Bundesliga, Liverpooli ka gati milionat për zëvendësuesin e Joel Matip

Premier League
Messinho dhe gjashtë talentët tjerë të mrekullueshëm që aktualisht janë në radarin e Barcelonës

Messinho dhe gjashtë talentët tjerë të mrekullueshëm që aktualisht janë në radarin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori