LAJMI I FUNDIT:

Mediat e rajonit: Armina Mevlani, retro princesha shqiptare (Foto)

Mediat e rajonit: Armina Mevlani, retro princesha shqiptare (Foto)

Armina Mevlani është fotomodele dhe ‘Miss Shqipëria 2009’, prezantuese televizive dhe sipërmarrëse – shkruan portali klix.ba në artikullin për bukuroshen shqiptare.

Ajo ka lindur më 6 qershor 1991 – vazhdon artikulli – në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa aktualisht jeton në kryeqendrën italiane të modës, në Milano.


Armina ka vizituar shumë vende, duke i përfshirë edhe Emiratet e bashkuara arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Spanjën, ndërsa jugu i Francës është vendi i saj i preferuar për pushime, bën të ditur portali boshnjak.

(Foto: Instagram/Armina Mevlani)

Shqiptarja 26 vjeçare ka diplomuar me sukses në filozofi, ndërsa veten e përshkruan si një shpirt artistik, ëndërrimtare dhe person me sens të mirë humori.

Po ashtu, ajo mendon se është argëtuese, e sinqertë, besnike, si edhe ambicioze në punën me të cilën merret.

Armina në një pozë joshëse: Vajzat e lumtura janë më të bukurat (Foto)
Lexo po ashtu Armina në një pozë joshëse: Vajzat e lumtura janë më të bukurat (Foto)

Sipas klix.ba, bukuroshja karrierën e ka nisur si prezantuese televizive dhe redaktore e një reviste mode, ndërsa më pas i ka hapur dyqanet e saja, në të cilat ka shitur produkte të brendeve të ndryshme.

Njëherësh, drejton edhe blogun therebelheart.net, ku shkruan për modën.

(Foto: Instagram/Armina Mevlani)

Armina pohon se tri herë në javë merret me aerobik, si dhe vallëzon ‘salsa’ dhe ‘bachat’.

Kur është fjala për ushqimin, pranon se han gjithçka, mirëpo përpiqet që të mos e konsumojë çdo ditë ushqimin e pashëndetshëm.

Më tej, në artikull thuhet se ajo është e gjatë 168 centimetra dhe peshon 56 kilogramë. Ndërsa më poshtë jua sjellim fotografitë e Arminës që i ka zgjedhur ky portal. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Armina Mevlani)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori